Evis Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të madha parash banesë: I kam bërë vetë

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) disa orë pasi doli nga zyra e tij, nën akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë. Gjithashtu gjatë kontrolleve në banes, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *