I biri, Dielli feston ditëlindjen, Arbana Osmani ndan me ndjekësit foto të papublikuara më parë

Në familjen e moderatores së njohur, Arbana Osmani ka fest dhe gëzimi i tyre e ka emrin Diell, i cili feston sot ditëlindjen.

Arbana ka bërë një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin ka ndarë me ndjekësit disa foto të papublikuara kurrë më parë, duke bërë një urim tepër të ëmbël për vogëlushin e saj

“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti”, ka shkruar Arbana bashkangjitur postimit të saj, të cilin e ka shoqëruar edhe me ikonën e zemrës.

Dhe festa ka filluar pasi Arbana ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën ka treguar se tema e ditëlindjes së Diellit do të jenë Dinosaurët.

“O Zot çfarë Dielli je ti”, djali i saj mbush 3

Arbana është nënë e tre fëmijëve, Joni, Dielli dhe Zoi. Moderatorja është tepër aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë, ndan me ndjekësit e saj momente mjaft të bukura përkrah familjes së saj të mrekullueshme.

Sa i përket karrierës së saj, vetëm pak ditë më parë Arbana ka dhënë sinjalin e parë për përgatitjet e “Big Brother Vip”, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Arbana ka postuar një foto, ku shfaqet me disa kamera, ndërsa shkruan: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”. Përveç datës, nuk dihet ende asnjë edhe për banorët që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

“O Zot çfarë Dielli je ti”, djali i saj mbush 3

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *