Denoncimet dhe ankesat e klientëve ndaj kompanisë postare zbuluan mashtrimin që po po bënte agjentja e shërbimit postar ADEX në Korçë, Alma Beqiri, e cila përfitoi përmes mashtrimit një shumë prej 3 mln euro.
Klientët ankoheshin se kishin kryer pagesat në kompaninë private postare për shërbimin e marrë, por rezultonin sërish debitorë në ADEX.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.