Nisin nga 500 euro, nuk do ta besoni sa kushtojnë biletat për të parë live finalen e Big Brother

Ashtu si dhe moderatorja Arbana Osmani bëri me dije mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e Big Brother Vip live atëhere do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ditën e djeshme është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së big Brother Vip të marrin biletën e tyre.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *