Me makinë të blinduar nëpër kryeqytet, ndalohet nipi i deputetit Rrahman Rraja

Nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është ndaluar sot nga uniformat blu ndërsa lëvizte me automjet të binduar. Gjatë një aksioni të Policisë në Qafë-Kashar për kontrolle për mjete të blinduara, janë shoqëruar disa persona. Mes tyre ndodhet dhe Rraja.

Pas shoqërimit të Ramazn Rrajës, ka reaguar edhe babai i tij, Xhelal Rraja, i cili ka thënë se nuk mund të ndalohet djali i tij për të vetmin fakt se lëviz me makinë të blinduar.

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”- u shpreh babai i Ramazanit.

Ndërkohë, Xhelal Rraja ka dhënë edhe një mesazh për Kreun e Policisë Kriminale, duke thënë se nëse ka diçka personale me të, ta sqarojnë në rrugë private.

“Nëse kanë gjë personale me mua, të vazhdojmë personale. Kaq kam unë”, mësohet të ketë thënë Xhelal Rraja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *