Mediat greke jehonë për Dua Lipën: Mori nënshtetësinë shqiptare, do të bëhet ambasadore e Shqipërisë

Lajmi se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori pasaportën shqiptare ka bërë bujë edhe në mediat greke.
Protothema, një nga gazetat më të rëndësishme shkruan se Dua do të bëhet tashmë ambasadore e shqiptarëve në të gjithë botën.

“Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër shqiptarë, Dukagjin dhe Anisa Lipa, emigrantë nga Kosova. Bajram Begaj tha se Lipës iu dha shtetësia përpara 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, duke shtuar se e konsideronte një nder ta bënte këtë, sepse artistja i bëri shqiptarët të famshëm në mbarë botën.Ylli i popit shpesh i është referuar me krenari trashëgimisë së saj shqiptare në Instagram dhe në intervista për shtyp.

“Do të jem edhe unë shqiptare me letra”, tha këngëtarja dhe shtoi: “Është një gëzim i madh e i papërshkrueshëm”. Vetëm 27-vjeç, këngëtarja ka arritur të jetë një nga yjet më të mëdhenj të popit britanik, duke realizuar një ëndërr që nisi kur ishte nxënëse e shkollës fillore në Camden.

Në fakt, në vitin 2015 Dua Lipa filloi të punojë për albumin e saj të parë personal në bashkëpunim me Warner Music Group.Tani, vetëm shtatë vjet më vonë, ajo ka bërë një turne në botë me një album nr.1, ku ka fituar tre çmime Grammy dhe gjashtë Brit Awards.

Së bashku me babanë e saj, ajo themeloi fondacionin Sunny Hill në vitin 2016 për të mbledhur fonde nga koncertet vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi financiare”, shkruan ndër të tjera media greke.
Kujtojmë se këto lajme vijnë në një kohë kur emigrimi i shqiptarëve drejt Anglisë është diskutuar gjatë nga mediat dhe politikanë britanikë, të cilët u kanë vënë shpesh shqiptarëve epitete jo pozitive.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *