“Mos ta bëjmë mediatike ngjarjen”. Djali i Pëllumb Metës donte të korruptonte policinë

Në studion e „Shqipëria Live“ dje u diskutua edhe një herë vrasja e mbetur ende e pazbardhur e Pëllumb Metës nga familjarët e tij në Durrës.

Me enigmën se kush qëlloi 47-vjeçarin, policia po vijon të hetojë dhe së fundmi u raportua se Hygerta Metën do ta dërgojnë në poligon për t`i treguar uniformave blu se si e vrau të atin.

I ftuar në panel, gazetari Igli Çelmeta zbuloi se djali i madh i shtëpisë, 25-vjeçari, Hysen Meta i ka kërkuar policisë që ta mbyllte këtë ngjarje dhe mos ta bënte mediatike.

„Hysen Meta ka kërkuar të korruptojë policinë duke i kërkuar që ta mbyllnin aty ngjarjen, dhe mos të bëhej mediatike,“ tha gazetari.

Tashmë hetuesit kanë ngritur një tjetër pistë, ku autori kryesor i krimit dyshohet se është djali i madh, Hyseni.

Dyshohet se mes babait dhe djalit kishte një konflikt pasurie për tokat që Pëllumb Meta zotëronte. I ndjeri kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh. Sipas policisë, Hyseni i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *