Ekipet e shpëtimit janë ende duke nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat nëntë ditë pasi tërmetet goditën Turqinë edhe pse shumë nga operacionet në 10 provincat e prekura janë fokusuar kryesisht në gjetjen e trupave. Në një spital shtetëror në Osmaniye, në Turqinë jugore, disa të mbijetuar folën për tmerrin e ngecjes nën shtëpitë e tyre të shembura dhe madje ofruan një paraqitje të shkurtër të asaj se çfarë mund të ketë jeta për ta më pas. Një 17- vjeçare me emrin Gulhan Visne ka treguar momentin e tmerrshëm kur shtëpia po fillonte të shembej mbi të, teksa e vetmja gjë që e shqetësonte ishte nëna e saj e cila vuan nga kanceri.
“Në fillim nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Unë vrapova drejt derës për t’i shpëtuar ndërtesës dhe në atë të dytën, ndërtesa jonë njëkatëshe u shemb mbi ne [Gülhan dhe nënën e saj, Özlem]. Një gardërobë ra dhe më shtypi kyçin e këmbës. Mendova se do të vdisja, se ishte e pamundur të dilja. Kishte shumë pak hapësirë, ishte plot pluhur dhe me të vërtetë e vështirë për të marrë frymë, ende po kollitem sepse pluhuri më gërvishti mushkëritë. Mund të dëgjoja nënën time duke bërtitur, ‘kızım! kızım! [Vajza ime! moj vajzë!] Ku je?’. Unë po bërtisja gjithashtu, por nëna ime nuk mund të më dëgjonte pasi isha e bllokuar shumë thellë brenda ndërtesës. Godita një derë me një gur për të bërë pak zhurmë. Në fillim, askush nuk mund të më arrinte pasi lëkundjet e mëpasme vazhdonin, njerëzit ishin të tronditur dhe vetëm nëna ime u përpoq të më ndihmonte. Edhe me brinjët e thyera, ajo u përpoq të më nxirrte nga një vrimë që as macja nuk mund të kalonte. Më pas erdhën më shumë persona që e ndihmuan për të më nxjerrë. Nuk kishte dritë, vetëm drita nga telefoni im – shpëtimtarët ndezën një elektrik dore sepse errësira më bënte të ndjeja frikë. Ndjehej si vite atje. Po mendoja për nënën time, sepse ajo ka kancer dhe isha e shqetësuar për të. Ata [shpëtuesit] nuk mundën të hiqnin rrënojat nga unë, kështu që hapën një tunel vërtet të vogël, por këmba ime ishte mbërthyer. Po përpiqesha të motivoja veten – duke i thënë vetes, ‘pothuajse ia dole’. Por nuk kisha kohë për panik, thjesht po përpiqesha të përshkruaja situatën dhe t’i ndihmoja shpëtimtarët – ‘hiqe atë gur, zhvendose atë gardërobën, nxirre atë derë’. Po përpiqesha të jepja urdhra. Ishte aq serioze, sa nuk mund të kapja panik. Unë isha e vetmja që mund të përshkruaj se si kisha ngecur. Ata gjetën një sharrë për të prerë veshjet për të më shpëtuar. Kisha rreth katër orë që isha poshtë, kisha aq shumë dhimbje, sa herë që më preknin isha në agoni”, tregoi ajo.
Shanset për të mbijetuar për shumicën e njerëzve ende të bllokuar në rrënoja janë të ulëta. Ekspertët vlerësojnë se njerëzit mund të jenë në gjendje të mbijetojnë deri në një javë, në varësi të lëndimeve të tyre. Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar 41,000.