????????????????????????????????????

Nxënësi rrahu mësuesen me karrige, habit shoqja e klasës: Unë do e kisha bërë më keq, më ka ngel

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në një gjimnaz në Lezhë ka tronditur opinionin publik, teksa një nxënës 16- vjeçar ka goditur me karrige mësuesen.

Në një prononcim për mediat një nga nxënëset e shkollës “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, ku u dhunua arsimtarja e matematikës, thotë në emisionin me “Zemër të Hapur”, se do t’ia kishte bërë më keq nëse do t’i përmendnin familjen.

Ajo akuzon mësuesen se ka marrë para për t’i kaluar në lëndën e matematikës, por thotë se nuk ka prova për këtë.

“Neve nuk na lejohen telefonat. Më ka dhunuar dhe më ka çuar disa herë në drejtori për të më përjashtuar nga shkolla. Në fillim më ka ngel në klasë. Për të kaluar klasën ka kaluar para. Prova nuk kam 100%. Nuk kam video. Kam dëshmitarë. Kam djem që i kanë parë. Dje ka qenë në klasë duke dhënë mësim. Djali me sa mendohet thotë se ka qenë duke bërë zhurmë. Zysha i ka marrë gjithmonë personale. Ne duhet të shkojmë në shkollë dhe jo të dhunohena. Nëse mua do të më ndodhte se zysha do të më përmende familjen, gjërat do të kishin shkuar shumë më keq. Ne nuk mund të rrisim brezat e rinj, ndërkohë që mësuesja na dhunon”, rrëfen ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *