Tentoi të qëllojë efektivët se i vunë gjobë të birit, arrestohet ish-kryebashkiaku i PS

Ish-deputeti Dritan Bici është arrestuar nga efektivët e policisë së Gramshit.

Bëjmë me dije se Bici ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste,

Mësohet se Bici është arrestuar për shkak të një gjobe të vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.

Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë së Gramshit deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.

Për pasojë ai është arrestuar nga policia me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Bici.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *