Vajza që shkoi për masazh fizioterapie e denoncoi, shqiptari jep dëshminë qesharake

Një 23 vjeçare shqiptare në Greqi ka denoncuar një fizioterapist shqiptar pasi në qendrën ku ajo kishte shkuar për masazh, ka thënë se burri i “ka futur duart” pa dëshirën e saj.
Por ditën e sotme mediat greke kanë zbuluar dëshminë e shqiptarit, i cili thotë se ndoshta mund t’i kenë rrëshkitur duart nga vaji por kurrsesi ai nuk ka bërë diçka me qëllim tjetër përveç masazhit.
Ngjarja ka ndodhur më 26 nëntor në Nea Smyrni, ku shqiptari ka biznesin familjar të fizioterapisë.

“Unë jam një profesionist i ndershëm dhe modest, një asistent fizioterapist me njohje dhe vlerësim nga kolegët dhe klientët, pasi nuk ka pasur asnjëherë një ankesë ndaj meje. Dua t’i kërkoj falje vajzës dhe të gjithëve. Ajo la një takim në dyqanin tim, një biznes familjar për të masazhuar këmbët dhe të pasmet e saj për celulitin. Kishte lënë një takim tjetër por nuk kishte ardhur. Hera e parë ishte ajo ditë që erdhi. E thirra dhe e pyeta nëse donte të vinte pasi nuk kishte ardhur në takimin e mëparshëm. Më parë kam punuar si kameraman në kanale televizive. Katër vitet e fundit punova për z. (s.s.: përmend emrin e gazetarit të njohur). Ndryshova profesionin sepse më pëlqente dhe doja të ndihmoja njerëzit. Nuk e kuptova se si u keqkuptua, dhe nëse u keqkuptua, i kërkoj shumë falje. Si mund ta bëja një gjë të tillë, ne bëjmë punën për të rritur fëmijët tanë. Dora mund të ketë rrëshqitur, përgjithësisht kjo ndodh me vajra dhe lëvizje masazhi, të cilat duhet të jenë të fuqishme. Ndoshta e kam tepruar pak por nuk e kam kuptuar. Të brendshmet e disponueshme kanë dy shirita, një në secilën anë shumë të hollë, ndaj masazhin e filloj nga barku, i kalova duart poshtë shiritit për të vazhduar deri te kofshët.

Nuk mbaj mend që ka ndodhur diçka tjetër, lëvizjet e mia ishin intensive dhe bëja masazh. Nuk e kuptova pse do të keqkuptohej. Ne folëm për 5 minuta para se të largohej. Gjithçka e kam bërë në mënyrë korrekte dhe profesionale, nëse gjatë masazhit më ka rrëshqitur dora dhe nuk e kam kuptuar, kërkoj sërish falje. Nuk do ta bëja këtë në biznesin tim, nuk jam në atë pozicion me problemin e zemrës që kam dhe nuk do ta bëja kurrë, jam baba i tre fëmijëve. Mund të bëj sërish një operacion në zemër.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *