VIDEO/ Pamje të rënda, studentët në Universitetin e Pragës hidhen nga ballkoni për t’u shpëtuar plumbave

Të tjera pamje dramatike dalin nga ngjarja e rëndë ndodhur në Universitetin e Pragës, ku 24-vjeçari David Kozak vrau me armë mbi 15 persona dhe la të plagosur dhjetëra të tjera.

Siç shihet nga këto pamje, disa prej studentëve që ndodheshin brenda Universitetit, janë hedhur nga ballkoni, për t’u shpëtuar plumbave të autorit. Ndërkohë sipas raportimeve të mediave vendase, autori ishte student në këtë Universitet, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi tragjik, më i rëndi i shënuar në Çeki.

Drejtori i policisë Martin Vondrášek bëri të ditur se më herët Policia gjeti të vdekur babain e sulmuesit në Hostoun, dhe dyshohet se autor i krimit është pikërisht 24-vjeçari.

Menjëherë pas ngjarjes, në rrjetet sociale nisën të dilnin informacione për identitetin e vrasësit, teksa sipas fotografive të bëra nga dëshmitarët në vendngjarje, sulmuesi ishte i veshur me rroba të errëta dhe po qëllonte nga një vendkalim me një armë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *