’22 mijë euro…”, Bora dhe Donaldi tregojnë shpenzimet për filmin “5 herë jo”

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj, kanë treguar në emisionin “Më lër të flas” detaje lidhur me filmin “5 herë jo”, ku çifti është protagonist.

Bora dhe Donaldi kanë treguar disa nga shpenzimet dhe lekët e shkuara dëm gjatë xhirimeve.

Dyshja tregon se kanë xhiruar në muajt e nxehtë të verës, ndaj dhe i duhej të blinin rreth 300 deri 500 mijë lekë të vjetra ujë në ditë për të gjithë stafin.

Madje, gjatë kësaj kohe Donaldi ishte ‘irrituar’ pasi shumë persona të stafit hidhnin poshtë shishet e papërfunduara të ujit duke nisur të reja, ndërsa Donaldi u është drejtuar me fjalët: “blihen me lekë këto”.

Gjithashtu, dyshja tregoi se një ditë shiu u kushtonte atyre shumë para pasi duhet të pezulloheshin xhirimet. Kostoja e ditëve të tilla i kushtonte çiftit deri në 22 mijë euro dëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *