Bie Facebook dhe Meta, mijëra përdorues anembanë globit nuk mund të futeshin në llogaritë e tyre

Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje masive, duke krijuar probleme tek dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë globin.

Brenda gjysmë ore numri i raportimeve kishte kaluar 90,000 për Facebook dhe 15,000 për Instagram.
Sipas Metro.co.uk, në Facebook ndërprerja dukej se po prekte të gjitha platformat, por 89% e raporteve në lidhje me Instagram lidheshin me aplikacionin, pasi ka shumë më pak përdorues të desktopit sesa Facebook.

Kujtojmë se të dyja faqet në pronësi të Meta-s kanë pësuar ndërprerje serioze javët e fundit, por asnjëherë në të njëjtën kohë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *