Djali 2 vjeç i vdiq në çerdhe, babai: Nuk ishte i sëmurë, kaloi virozë si të gjithë fëmijët

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Burrel, ku një i mitur 2 vjeç, u ndje keq në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Babai i tij, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 se djali i tij nuk kishte asnjë problem me zemrën. Madje ai tha se vogëlushi nuk kishte pasur asnjë problem as me zemrën, gjë që u tha në disa media.

“Ai ishte i qete dhe nuk kishte probleme shëndetësor. Djali pati një viroze të lehte dhe kishte ditë që e kishte kaluar. E çuam në çerdhe shumë mirë. Edukatorët na thanë se pas gjumit djali kishte vjellë. Ai humbi ndenjat në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Atë ditë nuk ishte i sëmurë, madje nuk vuante as nga zemra”, tha babai.

“Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por unë nuk isha në gjendje ta dëgjoja. Më tha ‘për Zotin e kam mbajt në krah dhe ai vazhdonte villte’. Kishte 3-4 ditë që kishte kaluar virozën dhe ishte shumë aktiv.

Kishte të vjella, dhimbje barku gjatë kohës së virozës, po  dilte dhe një dhëmballë. Ngjarja ndodhi rreth orën 11;30.

Ishin dy edukatoret në spital më treguan që djali u çua nga gjumi, dhe po villte, i kishte vjell edhe në bluzë.

Nuk ma do mendja që të jetë pakujdesi e edukatoreve. Bashkëshortja ime i mori në telefon 5-10 minuta para ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *