I ka kapur frika nga SPAK, kush janë 2 politikanët shqiptarë që po kërkojnë të arratisen nga vendi

Sali Berisha ka vendosur që betejën e hapur nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ta përballë kryesisht në rrafshin politik, duke e deleguar të drejtën e tij ligjore. Për të pestën ditë me rradhë, publikisht Berisha sulmoi drejtësinë dhe tentoi t’i tregojë të tijëve se rasti i Jamarbër Malltezit mund të jetë rasti i çdo shqiptari.

Për këtë temë u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel, ku eksperti Ervin Karamuço tha se nuk ekzistojnë më të paprekshmit.

“Steka është ngritur shumë lart. Nëse u hap, dhe pritej të hapej për këtë lloj niveli, jo për t`i dënuar, por për t`i çuar atje të pyeten nëse janë apo jo fajtorë, se këtë më pas e vendosin Gjykatat.

Tani po përballen me akuza, kjo është një gjë që ne më në fund e thyem tashmë tabunë dhe tani çdonjëri prej këtyre, që ne i ngremë në studio për vite të tëra, ka ardhur koha që të shkojnë dhe të përballen të gjithë. Kjo është bërë për shkak të institucioneve të reja. 10 prokurorë që ikin në Amerikë, po ikin dhe për t`u trajnuar, por dhe për t`u orientuar.

Kjo ka bërë që të shtyhen disa dosje të nxehta, nga të cilat priteshin arrestime të tjera këto ditë të nivelit edhe të drejtuesve të policisë së Shtetit, edhe të politikanëve të caktuar.

Madje po flitet që 2 politikanë ishin shumë shpejt të viheshin në masë arresti. Ka ndryshuar dhe taktika e SPAK-ut që po sheh mënyrat që mos u arratisen të tjerët.

Ka një taktikë, se ka një informacion që njëri do iki në Hungari, t`i bashkohet Gruevskit dhe tjetri në Antigua-Barbuda. Ne i kishim dhe infot që do arrestohej dhëndri i Berishës, që të premten paradite.

Ke dy politikanë që po mundohen të largohen dhe të strehohen në këto dy vende. Pse në Hungari? Sepse ka pasur raste të tjera. Pse në Antigua e Barbuda? Sepse nuk ka vizë, me 100 mijë dollarë mund të paguash fondin e zhvillimit aty dhe merr pasaportë për 6 muaj dhe mbi 200 mijë dollarë investim, ty nuk të prek më njeri. I ka hipur frika të gjithëve nuk po i zë më gjumi natën, dhe kjo është diçka shumë pozitive,” tha Karamuço.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *