U godit me karrige nga nxënësi, dërgohet te Trauma mësuesja nga Lezha

Mësuesja, e cila u godit me karrige ditën e mërkurë në gjimnazin “Hydajet Lezha”, është dërguar këtë të martë në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.

Bëhet me dije se mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit.

Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia.

Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Burime bëjnë me dije se nga dëshmitë e nxënësve të tjerë në momentin e ngjarjes mësohet se teksa kanë qenë duke zhvilluar mësim, mësuesja i ka tërhequr vëmendjen 16-vjeçarit dhe i ka përmendur babain që i ka ndërruar jetë. Aty ka nisur debati dhe nxënësi ka goditur mësuesen me karrige.

Është zbardhur edhe dëshmiia e 16-vjeçarit.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i mituri ka thënë se mësuesja i ka përmendur babain e ndjerë i cili ka tre vite që është ndarë nga jeta. I gjithë veprimi, sipas tij, ka qenë i nxituar dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë, duke shtuar se nuk ka pasur konflikt me mësuesen.

 “Në fakt, kemi marrë dëshmitë  e 16-vjeçarit dhe mësueses së matematikës. 16-vjeçari ka thënë se nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi mësuesja i përmendi babain e ndjerë, i cili kishte humbur jetën 3 vite më parë. Në këtë moment, nisur nga një gjendje e rënduar psikologjike, ka reaguar, por pa kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur. I gjithë veprimi, sipas tij, ka qenë i nxituar dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë. Ka qenë një reagim i momentit, nuk ka pasur konflikte me mësuesen e vet. Ka pasur edhe mungesa për të cilën në fakt ishte bërë shkak i debatit në klasë. Vetë mësuesja ka deklaruar në polici se 16-vjeçari ishte në bangën e fundit të klasës dhe ka qenë duke bërë një bisedë me shokun e tij të bangës.

Në atë moment, ajo i ka çuar zërin dhe duke i bërtitur, duke i kujtuar 16-vjeçarit se e kishte kaluar një vit më parë. Ajo kishte bërë një betim, kishte përmendur edhe të vdekurit që nuk do ta kalonte nxënësin. Më pas ka pasur një debat dhe ka ardhur reagimi i 16-vjeçarit”, tha gazetari për ABC NEWS, duke iu referuar deklaratës së 16 vjeçarit në polici.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *